Gjendet turisti gjerman i cili kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit.
Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73 vjecarin gjerman së bashku me qenin e tij i cili prej mëngjesit te djeshëm kishte humbur kontaktet.
Sipas policisë së Orikumit, e cila vijon të jetë në Karaburun , gjermani 73 vjeçar êshtë mirë dhe ka nisur mesazh ( sinjal ) nga vendi ku ndodhet në “ Skalom të Beget “ një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.
Gjermani është i apasionuar pas ( hiking) ecjeve dhe kryesisht vendeve të pa- eksploruara. Ndërkohë që policia ka kontaktuar me 73 vjeçarin dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.