Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, thotë se vendi i tij ka treguar përkushtim për dialogun me Kosovën, i cili zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Sipas tij, është e rëndësishme të dihet se çfarë po diskutohet dhe nëse ka kuptim të bisedohet.
Shefi i diplomacisë serbe deklaroi në Radio Televizionin e Serbisë se Serbia do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj siç i quan ai “shtetërore dhe kombëtare”, veçanërisht siç thotë ai kur “është në pyetje Kosova dhe se Beogradi asnjëherë nuk e ka vënë në pikëpyetje dialogun”.
“Nëse dikush ka treguar përkushtim ndaj dialogut, ne e kemi treguar, këtë e ka treguar presidenti Aleksandar Vuçiq që nga koha kur ishte anëtar i qeverisë, atëherë kryeministër dhe tani kur është president. Është e rëndësishme që kur uleni në tavolinë, të dini se çfarë po diskutohet dhe të dini nëse ka kuptim të bisedoni, apo të largoheni duke u fyer, poshtëruar dhe abuzuar me faktin që jeni takuar”, tha Selakoviq, transmeton Klankosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.