×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti nga Prizreni thotë se stina e verës i takon diasporës

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 20:32

    Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Zafir Berisha, thotë se në Kosovë stina e verës i takon diasporës.


    Ai thotë se muaji korrik dhe gusht janë koha kur bashkatdhetarët tonë zgjedhin Kosovën, atdheun tonë të përbashkët, për ti kaluar pushimet e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Berisha thotë se mërgimtarët sjellin në Kosovë jo vetëm mbështetjen e tyre financiare për familjet e tyre por edhe frymën e atdhedashurisë, të familjarizimit dhe të solidaritetit.

    “Kosova kurrë nuk duhet ta harrojë angazhimin e diasporës në etapa të ndryshme. Gjatë viteve të 90-ta, diaspora ka financuar institucionet tona pararele, gjatë luftës ka financuar dhe ka marrë pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tani diaspora mbush arkën e shtetit me të ardhurat e tyre të mëdha që dërgojnë në Kosovë.
    Shqiptarët e Kosovës jashtë atdheut të tyre janë ambasadorët më të mirë të vendit. Me punën e tyre i kanë dhënë botës ndër yjet më të mirë në sport, art e kulturë. Gurbeqarët tanë, në veçanti nga Prizreni e Vrrini, si punëtorë të urtë e të vyer, po punojnë në shtetet perendimore siç është më së miri”, shkruan Berisha.

    Ai thotë se personalisht dhe në emër të Nismës SocialDemokrate në Prizren, ju uron mërgimtarëve ardhje dhe qëndrim të mbarë në atdheun e tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!