×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk keni parë gjë akoma, kjo është data kur do të jetë vala më e fuqishme e të nxehtit të vitit 2022

    Reporteri
    10 Korrik 2022 | 14:50

    Kaluam valën e parë, por një tjetër më e nxehtë po afron.

    Sipas parashikimeve të fundit, nga e enjtja, 14 korrik dhe të paktën për dhjetë ditët në vijim, vendi ynë do të goditet nga ajo që mund të jetë vala më e fuqishme afrikane e të nxehtit, duke shënuar ditët më të nxehta të verës 2022.

    Gjatë fundjavës dhe deri të mërkurën më 13 korrik do të kemi kushte të qëndrueshme moti: me diell në të gjithë vendin dhe temperatura në përputhje me mesataret e stinës ose maksimumi pak më të larta.

    “Pra, nxehtë, po, por pa teprime dhe pa mundimin e vapës siç ka ndodhur javët e fundit,”- kështu deklaroi Mattia Gussoni, meteorologu i faqes www.iLMeteo.it. Më pas, duke nisur nga data 14 korrik, temperaturat do të shënojnë mbi 38-39°C, që do të vazhdojnë po njësoj që nga e premtja, deri të paktën më 22 korrik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!