×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadori Berisha: Tre kryeministrat shqiptarë po u kontribuojnë interesave serbe

    Reporteri
    10 Korrik 2022 | 20:17

    Ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni e njëherit edhe zyrtar i LDK-së, Anton Berisha, thotë se kryeministrat shqiptarë në mënyrë direkte dhe indirekte po u kontribuojnë interesave serbe.

    Këtë koment, Berisha e dha pas vendimit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) me në krye Milo Gjukanoviq, për ndërprerjen e mbështetjes për Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazoviq si pasojë e marrëveshjes që ky i fundit bashkë me ministrat e tij e nënshkruan me Kishën Ortodokse Serbe, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Ish-ambasadori Berisha e ka quajtur politikan me eksperiencë presidentin malazez për vendimin për t’u mbrojtur, siç thotë ai, nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar teksa shton se parandalimi i ekspansionit serb nga dy kryeministrat tjerë shqiptarë mbetet dilemë e vështirë.

    “Malazeztë kanë vendosur tē mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar, por si do të mbrohemi ne prej të tonëve në parandalimin e ekspansionit serb mbetet dilemë e vështirë”, shkroi ndër të tjera Berisha në Facebook. /Reporteri.net/.

    Postimi i tij i plotë:

    Përderisa ne, me naivitetin tipik numërojmë kryeministrat shqiptarë, ngase nuk kemi aftësinë e shqyrtimit përtej sipërfaqësores, malazeztë në krye me presidentin Gjukanoviq u deklaruan: “marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.”

    Dhe, po i shqyrtuam në thellësi gjërat ashtu siç bëri politikani me eksperience të jashtëzakonshme Gjukanoviq, atëherë dalim te një fakt dëshpërues, në indikacionet që tre kryeministrat shqiptarë indirekt dhe direkt janë duke i kontribuar interesave serbe.

    Malazeztë kanë vendosur tē mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar, por si do të mbrohemi ne prej të tonëve në parandalimin e ekspansionit serb mbetet dilemë e vështirë.

    Gjukanoviq ia ndërpreu mbështetjen, Abazoviq: Mali i Zi duhet të ecë përpara

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!