×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot kishte reshje të rrëmbyeshme shiu, mësoni si do të jetë moti dy ditët e ardhshme

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 21:22

    Pas ditëve të tëra me temperatura përvëluese, sot në Kosovë mbajti mot më i freskët, ku kishte edhe reshje të rrëmbyrshme shiu si në Prishtinë ashtu edhe në tërë Kosovën.


    Sipas “Prishtina Weather” mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditën e nesërme, kurse nga dita e enjte pritet të mbajë mot më stabil me kthjellime, shkruan Reporteri.net.

    Moti për ditët dy ditët e ardhshme:

    10.07.2019 – Më freskët. Herët në mëngjes mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Me kalimin e frontit që nga paraditja priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Më vonë pasdite kohëpaskohe reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje më ftohtë, ndërsa reshjet pritet të pushojnë. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër. Erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-15m/s. Indeksi UV: 3.

    11.07.2019 – Mot kryesisht i kthjelltë dhe me diell. Në mëngjes më ftohtë. Erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 8. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!