×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Peci: Po më bullizojnë e përqeshin për mbiemrin tim, s’po e shohin punën time

    Reporteri
    11 Korrik 2022 | 15:35

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar ndaj përdorimit të mbiemrit të tij në aspektin negativ.

    Ai tha se disa nga mediat nuk po e shohin punën e tij si ministër duke e mbuluar me raportim seksist.

    I pari i MBZHR-së shtoi se ndjehet keq kur mbiemri i tij përdoret në aspektin pezhorativ.

    “Prej disa kohësh, në disa prej mediave online, sistematikisht jam bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin tim. Pra, këto media punën time si ministër dhe si njeri i angazhuar në politikë po e mbulojnë nëpërmjet raportimit seksist apo përqeshjes në raport me mbiemrin tim. Puna e secilit e përmbushë emrin dhe mbiemrin. Ka të tillë që bartin histori pas vetes, sikundër që ka të tillë që janë pjesë e arealit të mbiemrave kosovarë. Është për keqardhje kur konotacioni pezhorativ përdoret nga një pjesë e atyre që lirinë e fjalës po e kthejnë në liri denigrimi” – tha Peci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!