×
  • Lajme
  • Lajme

    Infokusi dorëzon padi kundër Mentor Hoxhajt për mashtrim dhe shpifje në emër të luftimit të ‘Fake News’

    Reporteri
    11 Korrik 2022 | 19:37

    Mediumi online “Infokus” ka njoftuar se ka dorëzuar dy padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Mentor Hoxhajt dhe OJQ’së së tij ‘FactCheckersKS’, pas një raporti të publikuar ku e rendit këtë medium si prodhuese të Fake News dhe lajmeve gjysmë të vërteta. Paditë janë dorëzuar për shpifje dhe mashtrim të opinionit publik në emër të luftimit të ‘Fake News’. Nga mediumi thonë se kanë dërguar argumente edhe në Ambasadën e ShBA’së në Kosovë, meqë, siç thonë, Hoxhaj ka deklaruar se projekti i tij është financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

    Shkrimi i plotë i Infokusit:

    Gazeta Infokus ka dorëzuar dy padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Mentor Hoxhaj, dhe OJQ-së së tij ‘FactCheckersKS’.

    Padi për shpifje dhe mashtrim të opinionit publik në dëm të mediave dhe duke u thirrur në luftimin e Fake News.

    Infokusi këto padi i ka dorëzuar përmes avokatit të redaksisë, Arber Jashari duke argumentuar me fakte se si Mentor Hoxhaj në emër të OJQ-së së tij ‘FactCheckersKS’, thirret në një hulumtim që gjoja ka monitoruar mediat që kanë prodhuar lajme të rreme apo gjysmë të vërteta. Menjëherë pas publikimit të këtij raporti të përgjysmuar dhe intervistave të Mentor Hoxhajt në televizione, Gazeta Infokus ka kërkuar raportin e plotë dhe lajmet me të cilat Hoxhaj e ka marrë guximin të rendisë Infokusin si median e dytë si prodhuese të Fake Neës dhe lajmeve gjysmë të vërteta dhe lajmet që i njëjti ka dërguar në emailin e redaksisë faktikisht nuk janë të rreme e aq më pak prodhim i gazetës.

    Gazeta Infokus përveç padisë ka dërguar edhe argumentet e saj për secilin lajm që nga FacktCheckers është konsideruar si i rremë ose jo i vërtet edhe në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, duke qenë se Mentor Hoxhaj ka deklaruar se projekti i tij është financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

    Në emër të luftimit të Fake Neës, i njëjti me OJQ-në e tij prodhon lajme të rreme dhe promovon ato në disa televizione duke bërë keq informim të opinionit publik e duke mashtruar mediat se raporti është rezultat i një monitorimi dhe analize që i është bërë këtyre lajmeve.

    Gazeta Infokus nga dita e publikimit të këtij raporti ka grumbulluar fakte se si ka ardhur deri te ky konkluzion Mentor Hoxhaj, dhe sipas dëshmive edhe të vetë atij, del së të gjitha lajmet qe ai i apostrofon si lajme të rreme, gjysmë të vërteta apo mashtrime nuk janë të tilla dhe nuk i është bërë as verifikimi më i vogël dhe nuk është respektuar as metodologjia e hulumtimit në të cilën Mentor Hoxhaj është thirrur në media. Madje në këtë të ashtuquajtur publikim, vërehen edhe tendenca për të sulmuar media të caktuara, apo në këtë rast ndaj Infokusit, ku Hoxhaj lajmet e mediave tjera pavarësisht që janë të cituara i futë në raport si lajme të Infokusit.

    “Argumentet e Gazetës Infokus të dërguara edhe në Ambasadën Amerikane në Kosovë”, mund t’i gjeni këtu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!