×
  • Sport
  • Sport

    Merret vendimi, rikthehet futbolli në Ukrainë

    Reporteri
    11 Korrik 2022 | 21:57

    Ukraina është gati të rinisë kampionatin e futbollit, edhe pse luftimet ndaj forcave ruse vazhdojnë të zhvillohen në shumë pjesë të shtetit.

    Liga e Futbollit të Ukrainës, bëri të ditur më 27 prill ndërprerjen përfundimtare të kampionatit për shkak të zgjatjes së statusit të gjendjes ushtarake në vend.

    Renditja përfundimtare mbeti ajo e 24 shkurtit 2022, teksa u vendos të mos jepej trofeu i titullit për Shakhtar Donetsk, që kryesonte me dy pikë mbi Dinamon e Kievit.

    Ndërkohë, ministri i Rinisë dhe Sportit të Ukrainës, Vadym Gutzai deklaroi ditën e sotme se kampionati do të rifillojë më 23 gusht, teksa deklaroi: “Ndeshjet do të zhvillohen në territorin kombëtar, pa tifozë, me lejen e administratave ushtarake lokale dhe me respektimin e detyrueshëm të të gjitha rregullave të sigurisë”.

    “Rajonet e identifikuara për të luajtur ndeshje janë ato të Lvivit, Kievit, Transkarpatias dhe Ternopilit. Por në rast alarmi për sulm ajror? E thjeshtë, ndeshjet do të pezullohen dhe lojtarët, trajnerët e stafi do të duhet të shkojnë me shpejtësi në vendet e strehimit”. /SS/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!