Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Pejë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi.
Në media janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.