×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes kamionit dhe veturës në Prizren, vdes një person

    Reporteri
    12 Korrik 2022 | 9:21

    Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prizren-Zhur.

    Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe dy të jetë janë lënduar.

    Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se njëri prej të lënduarve është dërguar në spital, për tretman të mëtutjeshëm.

    “Ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, një kamioni dhe një veture m ç’rast një person ka vdekur dhe dy janë lënduar në vendngjarje”, ka thënë shefi i operativës së Policisë së trafikut në Prizren, Azem Bytyqi.

    Ndryshe gjatë gjithë kohës, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj pjesëmarrësve në trafik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!