Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në simpoziumin në Greqi ndër tjerash ka folur edhe për populizmin.
Kështu ka njoftuar vetë Lajçak përmes një postimi në Twitter, ku ka shtuar se ai ka diskutuar edhe për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“E nisa këtë javë në Simpoziumin Symi, ku diskutova me kolegë dhe miq, të cilët formojnë opinione dhe politika, për populizmin, implikimet dhe pasojat e luftës në Ukrainë dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Lajçak.
Përndryshe, në këtë simpozium ku Lajçak ka folur për popullzimin, është duke marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
I started this week at @SymiSymposium, where I discussed with colleagues and friends, who shape opinions and policies, about populism, the implications and consequences of the war in Ukraine and the ?? future of the Western Balkans. pic.twitter.com/wcCl7tMKbi
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 12, 2022