×
  • Lajme
  • Lajme

    MSh për helmimin e banorëve në Kaçanik dhe Han të Elezit: Po kontrollojmë situatën, kemi bërë furnizim me barna

    Reporteri
    12 Korrik 2022 | 10:44

    Qindra qytetarë të komunës së Hanit të Elezit që nga e diela kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e kësaj komune si pasojë e një helmimi, e që dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijes.

    Për një helmim të tillë ditë më parë është raportuar edhe në kuadër të komunës së Hanit të Elezit dhe Kaçanikut.

    E lidhur me këto helmime, nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së është theksuar se disa nga komunat e vendit janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar Hanin e Elezit, për të tejkaluar këtë situatë.

    Msh-ja ka thënë se ka bërë furnzim emergjent me barna të nevojshme për trajtimin e pacientëve të prekur nga helmimi.

    Njoftim nga MSH-së dhe ShSKUK:

    Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, sa i përket dyshimeve për helmim nga uji.

    Ministria e Shëndetësisë, njofton opinion publik se në kuadër të emergjencave në QKMF Kacanik dhe Hani i Elezit për produkte medicinale, ju njoftojmë për furnizimet të cilat janë realizuar nga ShSKUK.

    Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022)

    1. Ringer sol 500 copë
    2. NaCl 500ml 700 copë
    3. Kanilla 22G 1000 copë
    4. Hyoscine amp. 120 copë
    Nga QKUK per QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022)
    1. NaCl 500ml 500 copë
    2. Hyoscine amp. 60 copë
    3. Metoclopramide amp. 150 copë

    Po ashtu, sa i përket situatës së krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes.

    Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kacanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!