Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit.

Në lidhje me mundësinë e humbjes së shumicës së qeverisë që drejton, Abazoviq u shpreh se ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve për ta formuar, shkruan RTCG.

“Kemi kërkuar mbështetjen e 81 deputetëve, nëse ka shumicë mirë, nëse jo, të gjitha opsionet janë në tavolinë, kjo është e pranueshme për mua”. Nuk bëj bujë, nuk e përmend termin tradhti. Ne kemi pikëpamjet tona politike, pohoj se kjo nuk ka të bëjë me Marrëveshjen Themelore”, theksoi ai.

Reklamë

Abazoviç nënvizoi se destabilizimi nuk është një zgjidhje për Malin e Zi.

Ditën e djeshme, partia e presidentit Milo Gjukanoviç, lëshoi një deklaratë këtë të dielë ku theksohet keqardhja për ndryshimin e kursit politik të Malit të Zi, ku përmendet edhe miratimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Sipas DPS, marrëveshja është votuar pa u konsultuar, ka mangësi të shumta që janë shpallur publikisht nga opinioni profesional, përfaqësues të sektorit joqeveritar e subjekte të shumta politike si dhe përbën rrezik për shtetin.

Të premten, qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviç miratoi Marrëveshjen Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.