Një kirurg pediatrik në Selanik është dënuar me 6 muaj burg dhe me tre vjet pezullim licence, pasi është shpallur fajtor nga Gjykata Penale, për prerjen e dy gishtave të një foshnje, pas një operacioni të marrur përsipër prej tij për ta kryer.
Foshnja 15-muajsh iu nënshtrua një operacioni për ndarjen e gishtit të këmbës në 2017, pasi po përballej me një problem që në lindje, por komplikime u shfaqën pas ndërhyrjes kirurgjikale, të cilat rezultuan në amputimin e dy gishtave.
Çështja mbërriti në Gjykatë, pas ankimimit të familjes së foshnjes, ku flitej për “amputim të padrejtë”, duke theksuar se ky zhvillim “e dënoi fëmijën të mos kryente shumë funksione në jetën e tij të përditshme”.
Në kërkesën e tij, kirurgu mohoi akuzën e lëndimit trupor nga pakujdesia dhe argumentoi, ndër të tjera, se komplikimet që kishin ndodhur nuk mund të shmangeshin.
Ai është shpallur fajtor për shkak të lëndimit trupor nga pakujdesia, me konstatim lehtësues, ndërsa kundër dënimit ka bërë ankesë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.