×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Lutës 119 punëtorë me kontratë për shërbime të veçanta më 2018-tën

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 23:15

    Autor: Blendi Gashi


    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur jo pak shkelje e parregullsi në komunën e Gjilanit që drejtohet nga Lutfi Haziri i LDK-së.


    Angazhim i parregullt i stafit për shërbime të veçanta, Ndarja e subvencioneve në kundërshtim me rregulloren komunale, Dobësi në menaxhim të kontratave, kompensimi i pagave në kundërshtim me Aktin e Emërimit, Vonesa në arkëtimin e të hyrave nga qiratë, janë veç disa nga problemet që ka gjetur Auditori në këtë komunë.

    Komuna e Gjilanit gjatë këtij viti ka arritur të shpenzoj buxhetin për investime kapitale vetëm 79% si dhe 75% për subvencione, shkruan Reporteri.net.

    Ekzekutimi i ulët lidhur me projektet kapitale dhe subvencione është ndër sfidat kryesore me të cilën po përballet komuna.

    Çështja nuk është adresuar nga menaxhmenti në vitet e fundit edhe pse ajo është trajtuar në raportet e mëparshme të auditimit. Shkaktar të ekzekutimit të ulët janë vonesat në realizimin e kontratave.

    12 punëtorë në Teatrin e Qytetit si artist

    Angazhim i parregullt i stafit për shërbime të veçanta, është ndër shkeljet kryesore që ka bërë kjo komunë.

    Rishikimi i Auditorit sa përket angazhimeve të punëtorëve me kontratë për shërbime të veçanta ka identifikuar se komuna e Gjilanit gjatë vitit 2018 kishte të angazhuar 119 punëtorë me kontratë për shërbime të veçanta.

    “Prej tyre 42 në administratë si zyrtar prokurimi, inxhinier në sektorin e lejeve të ndërtimin, dhe personel sigurimi; 12 në Teatrin e Qytetit si artist; 43 në arsim si zyrtar administrativ, rojtarë shkollash apo pastrues, dhe 22 në shëndetësi si mjek të profileve të ndryshme apo infermiere”.

    Sipas ligji i shërbimit civil Neni 12.4 Emërimet me afat të caktuar për një periudhë më të shkurtër se gjashtë muaj do të bëhen në bazë të kontratave të quajtura “Marrëveshje për shërbime të veçanta” të cilat i nënshtrohen Ligjit për Detyrimet dhe për të cilat zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

    “Në 31 të angazhuarit në administratë, 39 raste të angazhuarit në arsim dhe 12 raste të angazhuarit në teatër komuna i ka mbajtur këta punëtor më shumë se 6 muaj brenda një viti duke tejkaluar kufizimin ligjor prej 6 muaj. Për të angazhuarit në administratë angazhimi i personave ka ndodhur pasi që komuna ka mbi 40 punëtorë të suspenduar për shkak se hetimeve penale nga ana e prokurorisë, ndërsa për stafin tjetër komuna nuk ka buxhet të aprovuar për personel shtesë”, thuhet në raportin e Auditorit, shkruan Reporteri.net.

    Ndarja e subvencioneve në kundërshtim me rregulloren komunale

    Për subnvencionin endarë për Teatrin e Qytetit në vlerë prej 8,200€ mungonte marrëveshja siç kërkohet me nenin 13 të Rregullores Komunale.

    Gjithashtu, sipas nenit 3 pika 1.2 e Marrëveshjes për Subvencionim, për fituesit obligohen të raportojnë në komunë për mjetet e shpenzuara.

    Me rastin e subvencionimit të botimit të Librit “Gjilani-terrori, represioni dhe eksodi 1944- 1956” në shumen 500€ përfituesi nuk kishte sjell kurrfarë raporti në komunë.

    Ngjashëm kishte ndodhur edhe me rastin e subvencionimi të Radio Gjilanit në shumen prej 2,000€, përfituesi nuk kishte sjell raportet siç kërkohet në nenin 3.2 të marrëveshjes.

    Tejkalim i shumave të aprovuara për subvencionim

    Sipas nenit 2 të marrëveshjes për subvencionim në mes të Komunës së Gjilanit dhe Medresesë së Mesme “Alaudin” dega Gjilan, sasia e naftës për ngrohje që e subvenciononte komuna për këtë institucion ishte 2,500 litra.

    Në baze të faturës nga furnizuesi i derivateve (OE) kjo organizatë në shkurt të vitit 2018 ka përfituar 3,000 litra naftë apo 500 litra më shume se sa është përcaktuar në marrëveshje (përfitimi në vlerë 2,910€, apo 485€ me shumë).

    “Gjithashtu, me nenin 4 pika 1.1 të Marrëveshjes, përshihet që komuna duhet ta transferoj në Llogarinë Bankare të përfituesit vlerën e subvencionit, me që rast përfituesi duhet të raportojnë për shumën e shpenzuar në përputhje me nenin 3, të po të njëjtës marrëveshje. Mirëpo shuma i është transferuar kompanisë furnizuese e jo përfituesit. Kjo ka ndodhur për shkak të funksionimit jo efikas të kontrolleve me rastin e shpërndarjes dhe monitorimit të subvencioneve të dhëna”, thuhet në raport.

    Ndarje subvencioneve pa shpallje publike

    Sipas nenit 12 të rregullores komunale të subvencioneve, procesi i ndarjes së subvencioneve fillon përmes shpalljeve publike ku përcaktohen kriteret dhe procedurat e aplikimit.

    Auditori ka gjetur se për projektin “Gëzuar Viti i Ri 2018” në vlerë 3,850€ Komuna nuk kishte aplikuar procesin e aplikimit përmes thirrjes publike në ketë procedurë, tek në gjysma e dytë të vitit 2018 komuna kishte filluar të aplikon thirrej publike për subvencionim.

    Dobësi në menaxhim të kontratave

    Në pesë pagesa në vlerë prej 89,948.45€ të cilat i përkasin projektit përrregullimit të shtratit të lumit Mirusha, Auditori ka vërejtur ndryshime në pozicione nga paramasa e kontraktuar me atë të realizuar.

    Këto ndryshime janë bërë si rezultat i kërkesës së banorëve dhe të cilat ndryshime janë aprovuar në papajtueshmëri me procedurat nga Kuvendi Komunal.

    Sa për ilustrim: si rezultat i vendimit të KK punët e shtratit dhe kanalizimit ishin të kontraktuara në vlerë 1,818,730€ ndërsa janë ekzekutuar 538,189€ apo 70% më pak, punët e mbulimit në kanalizim ishin të kontraktuara 389,088€ janë realizuar 1,208,033€ apo 210% me shumë.

    Auditori tregon se kryesuesja e kuvendit është vet caktuar si menaxhere kontratës derisa emërimin e menaxherit të projektit e cakton ZKA nga a) personeli i njësisë kërkuese, b) ndonjë njësie tjetër, si dhe c) projekti që ka vlerë të madhe duhet të caktohet një Ekip për menaxhimin e kontratës; siç ishte rasti i këtij projekti.

    Prona komunale të dhëna në shfrytëzim të përkohshëm pa procedura të ankandit

    Auditori ka identifikuar se në katër raste prona komunale ishte dhënë në shfrytëzim me kontrata të përkohshme me afat deri në zhvillimin e procedurave të ankandit publik.

    Në një rast kontrata kishe skaduar me 31/12/2013, qiramarrësi kishte vazhduar ta shfrytëzonte pronën dhe komuna kishte vazhduar ta faturonte në bazë të kontratës së skaduar.

    Komuna nuk ka zhvilluar një sistem të brendshëm formal për menaxhimin e pronave komunale të dhëna në shfrytëzim, duke shkaktuar probleme në monitorimin e kontratave sa i përket respektimit të kushteve dhe afateve kontraktuale.

    Kompensimi i pagave në kundërshtim me Aktin e Emërimit

    Në tre raste, Auditori ka identifikuar që shërbyesit civil kompenzohen në kundështim me Akt Emërimet, duke u paguar me pak, si në vijim:

    “Përgjegjësi në sektorin e katalogimit dhe klasifikimit të librit, sipas kontratës duhet të paguhet me koeficient 7, por sipas listës së pagave paguhet me koeficient 6. Ndryshimi i koeficientit në kontratë nga 6 në 7 është bërë më 01/02/2012 dhe nuk është zbatuar;
    Shefi i Sektori për Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit, me Akt Emërim duhet të paguhet me koeficient 9, por sipas listës së pagave ai paguhet me koeficient 7.5.
    Ndryshimi i koeficientit nga 7.5 në 9 në kontratë është bërë më 01/02/2013 por nuk është zbatuar; dhe Përgjegjësi në Sektorin Fëmijëve dhe të Rinjëve, me Akt Emërim duhet të paguhet me koeficient 7, por sipas listes së pagave, paguhet me koeficient 6. Ndryshimi i koeficientit nga 6 në 7 është bërë më 01/02/2012”, thuhet në raport, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Auditorit kjo ka ndodhur për shkak të gradimit në vitet e më hershme, dhe ndryshimi apo rritja e koeficienteve është bërë pa u siguruar se komuna kishte mundësi financiare apo duke mos marrë parasysh ndikimin financiar për këto pozita, të cilët vazhdojnë të paguhen edhe tani në kundërshtim me aktet e themelimit të marrëdhënies së punës.

    Parregullsi në kalkulimin e të hyrave nga tatimin në pronë

    Auditori ka gjetur se në tetë raste tatimpaguesve të njëjtë i janë njohur dy e më shumë prona si banim kryesor, kjo ka ndikuar që të hyrat në këto raste të nënvlerësohen për 150€/në vit.

    Kurse në 9 raste pronat të cilat i takonin kategorisë së vlerësimit komerciale-dyqane ishin kategorizuar si depo magazinë. Kjo kishte ndikuar në ulje të vlerës së këtyre pronave dhe rrjedhimisht nënvlerësim të ngarkesës tatimore në shumë prej 658€/vit.

    Ndërsa në gjashtë raste Auditori ka identifikuar se prona tatimore nuk ishte vlerësuar sipas zonave tatimore të përcaktuara në rregullore, në një rast tatami për këtë pronë ishte përllogaritur duke marrë për bazë zonën e II ndërsa sipas rregullores i takonte zonës IB, në një rast tjetër prona ishte vlerësuar duke marrë për bazë zonën II, ndërsa i përkisnin zonës IA. Kjo ka ndikuar në nënvlerësim të obligimit tatimor në shumë prej 76.72€/vit.

    Auditori tregon se këto gabime ishin si rezultat i angazhimit të anketuesve jo profesional në teren për verifikimin e gjendjes ekzistuese të pronave krahasuar me të dhënat në sistem, si dhe për shkak të mungesës së rishikimit nga ana e zyrtarit përgjegjës komunal për tatimin në pronë i cili duhet t’i rishikojë të gjitha të dhënat si dhe të bëjë verifikimin dhe konfirmimin e tyre.

    Informata jo të plota në dosjet e tatimpaguesve

    Nga dhjetë rastet e audituara në shtatë prej tyre tatimpaguesit kishin marrë më shumë se një numër identifikues, gjë që ishte e pamundur konfirmimi i përfitimit të zbritjes për banim primar në më shumë se një pronë, në tetë nga dhjetë rastet e audituara mungonin fotografitë në disa nga pronat e tatimpaguesve.

    Kjo ka ndodhur si rezultat i mangësive të programit Protax, neglizhencës të anketuesve në teren si dhe mungesës së rishikimit të zyrtarëve që fusin të dhënat në sistem.

    Tejkalimi i vlerës së kontratave

    Komuna e Gjilani për “Furnizim me dru për ngrohje Lot 1” e nënshkruar me 20/09/2017, vlera e përgjithshme e furnizimit ishte 217,428€, (kontrata nuk ishte kontrate kornizë, por kontratë me terma fiks).

    Gjatë vitit 2017 dhe 2018, komuna ishte furnizuar me 310,635€8 duke tejkaluar kontratën për 93,207€.

    Komuna e Gjilani për “Transportin e nxënësve ”kontrata kornizë e nënshkruar me 04.12.2015, me vlerë të parashikuar prej 16,780.80€.

    Gjatë vitit 2015- 2018, komuna kishte marr shërbime të transportit në vlerë prej 37,185€, duke tejkaluar kontratën për 12,292€ më shumë se është e lejuar me LPP.

    Inicimi i projekteve pa buxhet të mjaftueshëm

    Auditori ka gjetur se projekti “Ndërtimi i terrenit sportiv për futboll të vogël-hendbollbasketboll dhe volejboll në fshatin Pogragjë”, kontrata është nënshkruar në shumë prej 22,569€, ndërsa kanë qenë të zotuara mjetet në shumën prej 12,500€.

    Kurse projekti “Asfaltimi i rrugëve Hysen Tërpeza në Arbëri” kontrata është nënshkruar në shumën prej 202,487€, ndërsa zotimi në vlerë prej 150,000€.

    Sipas zyrtarëve kjo ka ndodhur për shkak që projektet financohen nga të hyrat vetjake, zotimet bëhen sipas realizimit të të hyrave në kohë.

    Vonesa në arkëtimin e të hyrave nga qiratë

    Sipas kontratave të nënshkruara nga ana e komunës si qiradhënës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës pagesa e qirasë mujore duhet të bëhet çdo fillim muaji varësisht nga kushtet e përcaktuara në këto kontrata.

    Në katër raste nga tetë të audituara është gjetur se ka pasur vonesa në shlyerjen e obligime të qiramarrësve ndaj komunës, në dy prej tyre komuna nuk kishte ndërmarr asnjë hap për arkëtimin e këtyre të hyrave.

    “Ndërsa në dy rastet tjera, në njërën kishte aplikuar vërejtje me shkrim e tjetrën kishte ngritur padi për mos pagese. Shuma totale e borxhit që këta qiramarrës kishin ndaj komunës ishte 21,229€”, thuhet në raport. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!