×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Britani shqiptari që drejtonte fabrikën e kanabist me vlerë 150 mijë paund

    Reporteri
    12 Korrik 2022 | 17:54

    Një 26-vjeçar shqiptar i quajtur Jorgen Bami, ka rënë në prangat e policisë Britanike, pasi akuzohet se drejtonte një fabrikë ku ishte mbjellë kanabis.

    Bëhet me dije se Bami i pasi pa policinë u fsheh në ferra jashtë një ndërtese të njohur si Citadel në rrugën Snatchwood.

    I pandehuri në fillim është shprehur se ishte viktimë dhe se e kishin kërcënuar që të qëndronte në shtëpinë e “barit” dhe se e kishin kërcënuar me vrasjen e familjarëve që kishte në Shqipëri.

    Më vonë provat e celularit rezultoi se Bami quhej “Boss” dhe jepte udhëzime kriminale për të tjerët që bënin këtë pune, raportojnë mediet e huaja.

    Bami ishte në krye të tre dhomave ku ishte mbjellë kanabisi. Në ndërtesë u gjetën dhe u sekuestruan 274 bimë të cilat kishin një rendiment potencial me vlerë rreth 150,000 £.

    Jorgen Bami u burgos për 27 muaj dhe pas vuajtjes së dënimit do të dëbohet në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!