×
  • Sport
  • Sport

    Parisi pajtohet të hyjë në negociata me Barçën për Neymar nëse përfshihet ky futbollist

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 23:30

    Neymar ka filluar të marrë çdo masë të mundshme vetëm e vetëm që të arrijë një transferim të mundshëm në Barcelonë.


    Së fundmi ai nuk është paraqitur fare në stërvitjet e klubit parisien duke u rebeluar, gjë që ka shkaktuar nervozizëm tek PSG, shkruan Reporteri.net

    Parisi ka njoftuar se janë të gatshëm ta lënë brazilianin të largohet vetëm nëse një ofertë e përshtatshme për të dy palet vjen në tavolinë.

    Trajneri i Parisit është në kërkim të një mesfushori defanziv dhe kanë objektiv Casemiron e Real Madridit, por objektiv ky shumë vështirë i arritshëm.

    Sidoqoftë, nëse Barcelona ofron Rakiticin plus para për shërbimet e Neymar, atëherë Parisi do të hyjë në negociata për brazilianin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!