×
  • Lajme
  • Shqipëria

    3-vjeçari shqiptar mbytet në një pishinë në Greqi

    Reporteri
    12 Korrik 2022 | 23:45

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi.

    Një fëmijë 3-vjeçar është mbytur në pishinë, teksa babai i tij me origjinë shqiptare po punonte në oborrin e shtëpisë.

    Sipas medieve lokale, fëmija po luante në oborr, ndërsa i ati po punonte, raporton abcnews.al.

    Tragjedia ka ndodhur në pak sekonda, kur në rrethana ende të paqarta fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, e për pasojë ra në pishinë.

    Athens.gr shkruan se vogëlushi u nxor nga pishina pa puls dhe se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 3-vjeçari ndërroi jetë në spital.

    Ndërkohë autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!