×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi fton drejtorët e spitaleve, kërkon mobilizim për ndonjë valë të re të Covidit

    Reporteri
    13 Korrik 2022 | 9:01

    Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thirrur në takim drejtorët e spitaleve të përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19.

    Krasniqi tha se e ka parë të arsyeshme këtë takim në mënyrë që të mobilizohen për ndonjë valë të koronavirusit në vend.

    “Ky është një aktivitet i zakonshëm. Dje kam pasë takim me Komitetin për Menaxhimin e Pandemisë, prandaj e pashë të arsyeshme të ju ftoj edhe juve si drejtorë të spitaleve me kërku një mobilizim për ndonjë valë të madhe”, iu tha Krasniqi drejtorëve të spitaleve. / EO

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!