Kryeministri Albin Kurti tash e më shumë se një javë ndodhet në Greqi. Shefi i Qeverisë ditët e fundit po qëndron në bregdetin e Lagonisit, 30 kilomentra në juglindje të Athinës.
Kurti po merr pjesë bë simpoziumin “Symi”, ku kishte qenë edhe vitin e kaluar.
Edicioni i sivjetmë i simpoziumit, sikurse edhe vitin e kaluar, po mbahet në “Grand Resort Lagonissi”, një resort superluksoz, që e konsideron veten si “porta e parajsës”.
Ky vend konsiderohet si një nga hotelet lidere në mbarë globin.
“I zhytur në një gadishull privat prej 72 hektarësh në Rivierën Athinase me pamje mahnitëse të Gjirit Saronik, Grand Resort Lagonissi me 5 yje tejkalon të gjitha pritjet e një resorti veror luksoz”. Kështu përshkruhet ky hotel, raporton Express.
400 euro është dhoma më e lirë. Por, kjo vetëm për një person.
Simpoziumi nisi të dielën dhe do të mbahet deri nesër (14 korrik).
Atje Kurti ishte edhe vitin e kaluar. Mes kritikash të shumta, Kurti kishte qëndruar atje ndërsa në Deçan ishte shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit të mbi 500 qytetarëve, ndërsa dy kishin vdekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.