Policia boshnjake ka arrestuar të martën shtatë persona të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë trafikun e drogave dhe armëve, në dy lokacione të ndryshme në Sarajevë.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Elvis Kelmendi, 44-vjeç, me origjinë nga Peja. Ai është djali i Naser Kelmendit.
Aksioni i policisë boshnjake, i kodifikuar si operacioni “Rez”, ka vënë nën pranga edhe gjashtë të dyshuar të tjerë, përpos Kelmendit nga Kosova.
E përditshmja boshnjake, “Avaz” ka zbuluar ekskluzivisht emrat e të gjithë të arrestuarve. Ata janë: Elvis Kelmendi (1978), Slobodan Tomaniç (1971), Harun Babiç (2000), Anel Sejfoviç (1987), Ajlin Ahmiç (1984), Amer Pehliç (1984) dhe Armin Kulasheviç (1984).
Aksioni është zhvilluar në dy lokacione të Sarajevës, në Ilixha dhe Neum.
Elvis Keljmendi, së bashku me dy persona të tjerë, është arrestuar në Neum. Ai dyshohet për disa krime të sanksionuara me kodin penal të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Për momentin, të arrestuarve në kuadër të operacionit “Rez”, i është hequr liria. Ata ndodhen në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.