Qeveria e Gjermanisë ka dhuruar një donacion prej 405 mijë eurosh për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte, ku edhe u nënshkrua Marrëveshje për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro.
Mehaj, mes tjerash, shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë gjermane the se bashkëpunimi mes dy ministrive dhe forcave do të avancohet.
“Falënderim dhe mirënjohje e lartë për Qeverinë gjermane e cila dhuroi donacionin e ri për FSK-në në vlerë prej 405 mijë euro. Me këtë rast, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për mbështetjen e përhershme të shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Vazhdojmë angazhimin në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen të nivel të ministrive dhe forcave të të dy vendeve tona” ka shkuar Mehaj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.