×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria i bën thirrje Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës

    Reporteri
    13 Korrik 2022 | 12:42

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla kujtoi sot ditën e anëtarësimit me të drejta të plotë të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

    Me këtë rast, Nikolla i bëri thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

    Ajo thekson se Shqipëria për 27 vjet si anëtare me të të drejta të plota e Këshillit të Evropës, ka shënuar arritje të rëndësishme.

    “Sot, 27 vjet nga pranimi i Shqipëria si anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Evropës. Gjatë këtyre viteve, Shqipëria ka shënuar arritje të rëndësishme në konsolidimin e institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Reformat e rëndësishme që kemi ndërmarrë, sidomos reforma në sistemin e drejtësisë, po kontribuojnë në avancimin për zbatimin e këtyre standardeve”, tha Nikolla në një postim në Facebook.

    “Në këtë ditë të shënuar, Shqipëria u bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës për pranimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme për mbrojtjen dhe zhvillimin e parimeve të lirisë dhe demokracisë”, u shpreh Nikolla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!