×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur dhe 763 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    13 Korrik 2022 | 13:26

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 763 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. 

    Aktualisht, janë 2,184 raste aktive të të infektuarve me këtë virus, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në këto 24 orët e fundit janë shëruar gjithsejt 213 individë ndërkaq janë bërë 2 mijë e 30 testime.

    IKSHPK ka dalë me apel që qytetarët t’i mbajnë maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejme e virusit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!