×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Abortet në Shqipëri, kryesojnë 18-vjeçaret

    Reporteri
    13 Korrik 2022 | 13:34

    Pjesa e madhe e aborteve në Shqipëri po kryhen nga adoleshentët. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, te vajzat 18-vjeçare ndodhin 140 ndërprerje shtatzënie për çdo 1 mijë lindje të gjalla.

    “Kryesisht, shkak është mosha e re”, thotë gjinekologu Ernald Zeqja. “Nuk janë të përgjegjshëm, nuk e shikojnë veten si baba ose nënë e ardhshme. Kryesisht janë vendime që merren nga të dy partnerët”.

    Ulja e moshës së kontaktit seksual është sipas mjekëve gjinekologë një tjetër arsye e shtimit të aborteve te vajzat adoleshente.

    “Me hapjen, me lirinë që ne kemi këto vite, patjetër që kjo moshë është ulur. Dhe kjo ka edhe problemet e veta”, thotë Zeqja. “Një gjë tjetër që vërej është mungesa e informacionit. Dikur kishte shumë organizata që merreshin me informimin mbi kontracepsionin. Tani nuk ka”.

    Ndryshe nga popullata në përgjithësi, abortet te vajzat e reja kanë një specifikë. “Abortet tek adoleshentët ndodhin bile në familje të miredukuara, të mirarsimuara dhe me të ardhura ekonomike të mira”, thotë Zeqja. /a2cnn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!