Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, njëherit edhe njohës i çështjeve politike, Shkëlzen Gashi, ka bërë një krahasim mes Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Gashi, ka bërë krahasime mes postimeve të Kurtit dhe Ramës në faqet e tyre të Facebook-ut, duke theksuar se i pari i qeverisë shqiptare ka postuar për projekte të finalizuara.
Ndërsa në anën tjetër, Kurti, ka bërë postime përkujtimi, po ashtu rreth diskutimeve që ai ka pasur dhe postime për fotografi që Kurti i ka bërë.
Postimi i plotë i tij:
Edi Rama dhe Albin Kurti
Shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Edi Rama në FB:
Rruga e Memiasit në Berat
Pesë tunele në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimi te Zona e Astirit
Ndërtimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut
Përfundimi i rrugës së Vlorës
Përfundimi i Spitalit Infektiv në Tiranë
150 shtëpi të reja për familjet e prekura nga tërmeti, e për pak ditë edhe 49 të tjera
Përfundimi i Kantierit DRSHTRR Korçë
Shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Albin Kurti në FB:
Përkujtimi i 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë
Urimi për festën e Kurban Bajramit
Diskutimi në tryezën: Evropa juglindore – A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?
Urimi për 4 korrik 1861 (Pavaresia e Shteteve te Bashkuara te Amerikes)
Kryeministri fotografohet me vëllezërit Beqiraj në Sopijë derisa ata korrin 15 hektarë grurë
Urimi per 2 korrik të vitit 1990 (Deklarata Kushtetuese per Republiken e Kosovës).