Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka zbuluar se përfaqësuesit e opozitës kanë zhvilluar sot një takim me Kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe përfaqësues të Qeverisë Kurti, lidhur me Vettingun, takim ky është s’është bërë publik, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tahiri ka thënë se në këtë takim nga opozita kanë qenë ai, Abelard Tahiri dhe Arben Gashi.
Takimi thotë të ketë zgjatur mbi 2 orë e gjysmë dhe se kanë folur hapur për këtë çështje.
Sipas tij, ky takim ka qenë shumë përmbajtësor, derisa ka thënë se nuk e di arsyen pse takimi s’u bë publik.
“…e shoh që nuk ndërtohet një konsensus, e shoh edhe në Kuvend. Qe ne sot e patëm për Vettingun, të them të drejtën kisha pas dëshirë që ai me qenë takim publik. Ishte një takim shumë përmbajtësor i joni i opozitës, i z.Abelard Tahiri, i Arben Gashit, i imi dhe Glaukut dhe kolegëve të Qeverisë për Vettingun. Kemi fol hapur, si me ba Vettingun, a mund t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese, a na pengon Lista Srpska me i ba. Ajo Lista Srpska po na vendosë kushtëzime për festën e komunitetit egjiptian, e lë më për Vetting. Si mujmë me ba, çka ka gabu Shqipëria, kemi diskutu 2 orë e gjysmë. Dmth në aspektin përmbajtësor”, ka deklaruar Tahiri në ATV./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.