×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e Listës “Guxo”: Kam pritur që projektligji për konfiskimin e pasurisë të tërhiqet

    Reporteri
    14 Korrik 2022 | 22:22

    Deputetja e pozitës nga radhët e Listës “Guxo”, ka thënë se në parim nuk është kundër projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, por jo në formën aktuale

    Deputetja e pozitës, Doarsa Kica Xhelili, nga radhët e Listës “Guxo”, ka treguar arsyet e saj në lidhje me abstenimin e saj, për byronë e konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar.

    Sipas saj, projektligji në fjalë, nuk i ka marrë parasysh një pjesë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, që ngritin shqetësimet për shkeljen e të drejtave të njeriut.

    “Ka pas disa elemente në opinion e Komisionit të Venecias, që prekin të drejtat bazë të njeriut, shfaqin shqetësimet me të drejtat themelore të njeriut. Ngritin dyshime për respektimin e standardit minimal të të drejtave të njeriut”, ka deklaruar ajo në emisionin “Debat Plus”.

    “Si deputete, më duhet patjetër të tentoj ta ndaj rolin tim, tash unë është e vërtetë jam deputete e pozitës, besoj në një domosdoshmëri për byro për të gjitha problemet që i kemi identifiku, por paralelisht nuk mundem me evitu, standardin që unë mendoj duhemi ta mbajmë si Kuvend i Kosovës”, ka vijuar ajo.

    Deputetja e pozitës, ka theksuar se ajo ka pritur që projektligji i cili u miratua në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës, të tërhiqet, të ripërpunohej dhe pastaj të kthehej përsëri në Kuvendin e Kosovës.

    Sipas saj, është e rëndësishme të respektohet kushtetutshmëria dhe të drejtat e njeriut.

    “Unë kam pritë që projektligji të tërhiqet të shkojë në m të drejtësisë, të rihapet grupi punues, të ftohen ekspertët, të ftohen anëtarë të k. Të Venecias edhe pse është pak e vështirë, jo të ktherhemi në pikën zero, por të përpunohej ai ligj, dhe të shqyrtohej nevoja a mund ti inkorporojmë rekomandimet e Venecias apo jo, atëherë të vijë në Kuvend”, është shprehur Kica Xhelili.

    Tutje, Kica – Xhelili, ka thënë se në parim është pro themelimit të një byroje, por ajo sipas saj duhet të bëhet si duhet.

    “Arsyeja pse kam abstenu ka qenë procedura, ka qenë aspekti procedural, që unë kamë vlerësuar që duhet të kthehet dhe të vijë prapë. nuk ka qenë në parim ideja e byrosë, unë vazhdojë ta mbështes këtë byro”, ka deklaruar ajo.

    Kundër miratimit të Byrosë së konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, në formën si është tash, ka dalë edhe analisti Selim Selimi. Ai ka thënë se me miratimin e këtij projektligji politika mund ta shfrytëzojë, për interesa të veta dhe për hakmarrje politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!