Komisioni i Bashkimit Evropian u ka kujtuar të gjithë pasagjerëve të drejtat e tyre të udhëtimit për shkak të vonesave dhe anulimeve të shumta të fluturimeve të bëra kohët e fundit.
Komisioni vuri në dukje se të gjithë personat që udhëtojnë në BE kanë të drejta të caktuara të pasagjerëve që duhen respektuar dhe këshilloi të gjithë ata që do të shkojnë së shpejti me pushime që të shkarkojnë aplikacionin ‘Të drejtat e pasagjerëve tuaj’.
Pasagjerët kanë të drejtë të zgjedhin midis rimbursimit, ridrejtimit ose kthimit nëse fluturimi i tyre anulohet, shkruan Schengen Visa Info.
Përveç kësaj, pasagjerët, fluturimi i të cilëve është anuluar, kanë gjithashtu të drejtë për ndihmë në aeroport.
Pasagjerët që janë informuar për anulimin më pak se 14 ditë përpara datës së planifikuar të nisjes, kanë të drejtën e kompensimit.
Ndër të tjera, nëse ata mbërrijnë në destinacionin e tyre përfundimtar me një vonesë prej më shumë se tre orësh kanë të drejtën e kompensimit./euronews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.