Bayern Munichu ka konfirmuar se ka marrëveshje me Barcelonën për ta lejuar lojtarin që të kalojë në Camp Nou.
Bavarezët po e shesin polakun te gjiganti katalanas për 50 milionë euro plus pesë milionë bonus.
Është presidenti i Bayernit, Herbert Hainer që ka thënë se ata kanë marrëveshje me Barcelonën për Lewandowskin.
“Ne kemi një akordim verbal me Barcelonën”, ka thënë fillimisht ai.
“Është mirë për të dyja palët që kemi qartësi. Roberti është një lojtar shumë meritor, ai ka fituar gjithçka me ne. Ne i jemi tepër mirënjohës”, vazhdon deklarata e tij.
Tani pritet vetëm konfirmimi zyrtar nga Barcelona për marrëveshjen me Bayernin për transferimin e Lewas, me këtë të fundit që do të niset menjëherë për në Amerikë për ndeshjet para-sezonale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.