Disa turistë serb kanë mbetur të bllokuar ditën e sotme në zonën e Tropojës, në vendin “Majat e grykave të hapura” në Valbonë. Njëri prej tyre, G.S., ka vdekur si pasojë e infarktit.
Për shkak të terrenit të vështirë, helikopteri nuk ka mundur të ulej.
Turistët po eksploronin në vendin “Majat e grykave të hapura” në Valbonë.
Shërbimet e policisë së Tropojës dhe Forcat e Kërkim shpëtimit nga Kosova janë nisur drejt vendit.
“Gjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit”, thuhet në njoftimin e policisë. /oranews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.