Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë duke u dridhur sërish në publik për herë të tretë në më pak se një muaj.
Trupi i zonjës Merkel u dridh dhunshëm derisa po qëndronte me kryeministrin finlandez Antti Rinne. Ata ishin duke parë nderimet ushtarake për këtë të fundit, pas arritjes së tij në Berlin.
Fillimisht, zonja Merkel ishte parë duke u dridhur derisa qëndronte ndanë presidentit të ri ukrainas Volodymyr Zelenskiy më 18 qershor, por më pas tha se ishte ndjerë më mirë pasi kishte pirë disa gota ujë, shkruan Periskopi.
Kancelarja u pa derisa dridhej sërish derisa takohej me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier me 27 qershor.
Zëdhënësi i saj kishte thënë se ajo ishte mirë, se ndihej mirë, dhe Merkel më pas kishte udhëtuar për në samitin e G20 në Japoni.
64 vjeçarja Merkel ka qenë në krye të politikës gjermane për 14 vjet rresht. Ajo njoftoi vitin e kaluar se do të largohej në vitin 2021 kur edhe i përfundon mandati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.