Pas raportimeve të Klan Kosovës se disa studentë nga Serbia, që po marrin pjesë në Universitetin Veror të Prishtinës do ta vizitojnë ditën e sotme Prekazin, vendin ku u zhvillua një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ku prehen trupat e familjes dhe të komandantit legjendar Adem Jashari, kanë reaguar “Shqiponjat e Zeza”, tifozët e ekipit futbollistik “Drenica”.
Ky grup i tifozëve thotë se “këmba e studentëve serbë nuk do të shkelë në Prekaz”.
“Pas raportimeve të portalit Klan Kosova që studentët serb nesër do ta vizitojnë Prekazin, ndjejmë obligim të informojmë studentët në fjalë që edhe pse në numër do të jenë pakicë këmba e tyre nuk shkelë nesër në Prekaz”.
“Nuk duam t’ia dimë sa kohë ka kaluar, nuk duam t’ia dimë as për gjeneratat e reja “kurioze” të tyre, sepse po të ishin aq kuriozë për Prekazin do mjaftonte t’i pyesnin familjarët e tyre se si në ato varre prehen shumë pleq, gra, fëmijë e burra të gjakut tonë të cilët u vranë e u masakruan të pafajshëm!”.
Më poshtë të bashkangjitur e gjeni kronikën e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Sinani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.