Kryeministri Albin Kurti, nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në vend.
Ai ka thënë se sipas kalendarit ato do të mbahen në vitin 2025.
“Nuk do të ketë as zgjedhje lokale, as zgjedhje nacionale në Republikën e Kosovës pas këtyre zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje që janë të fundit para zgjedhjeve të ardhshme. Këto po mbahen në vitin 2022 dhe zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e ardhshme nacionale do të jenë në vitet në vijim por zgjedhjet e brendshme në LVV nuk do të ketë deri në vitin 2026. Andaj ju bëj ftesë, ju bëj thirrje të gjithë anëtarësisë së LVV që të jemi aktivë me pjesëmarrje, në procesin e brendshëm zgjedhor meqenëse here dokurdo që do të mbahen zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe ato lokale e kalendari thotë që ky është viti 2025, deri atëherë nuk do të jemi zgjedhje të brendshme në LVV”, tha Kurti.
Kurti ndërkaq ju tha anëtarëve se zgjedhje brenda partisë nuk do të ketë deri në vitin 2026.
“Për katër vitet e ardhshme nuk do të ketë proces të brendshëm më të rëndësishëm sesa ky. Zgjedhjet e ardhshme të brendshme te VV janë në 2026, vit të rëndësishëm si 2022 do të ketë vetëm më 2026”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.