×
  • Sport
  • Sport

    Boksieri shqiptar dedikim prekës për Brilant Martinaj: Na bane zemrën copash

    Reporteri
    17 Korrik 2022 | 22:51

    Boksieri i njohur Krist Prenga ka reaguar lidhur me vrasjen e Brilant Martinajt në atentatin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vdekur 3 persona.

    Nëpërmjet një postimi në Instagram, Prenga shpreh dhimbjen që ndjen pas ndarjes nga jeta të 22-vjeçarit Martinaj.

    “Na e bane zemren copash Brilant. Copash o vellai jone. Ne ma t’miren dite e ma t’miren moshe i shkon afer Zotit. Tu prehte shpirti ne paqe. Ngushellime miqte e mi Zoti ju forcofte ���”, shkruan boksieri.

    Nuk dihet ende nëse ka një lidhje familjare apo shoqërore midis Prengës dhe Brilant Martinaj, por vlen të theksohet se shpeshherë i riu është parë në shoqërinë e emrave të njohur të muzikës dhe shoëbizit në Shqipëri, mes tyre edhe rreperin Stresi.

    Kujtojmë se në atentatin e sotëm në Fushë-Krujë mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!