×
  • Lajme
  • Lajme

    Uji depërton në Fakultetin e Filologjisë dhe atë të FSHMN-së, në këtë gjendje të tmerrshme diplomuan studentët

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 15:06

    Shiu që ka rënë dje ka depërtuar në sallat e disa departamenteve të Fakultetit Filologjik dhe atij të shkencave Matametiko-Natyrore. 


    Profesori i Gazetarisë, Mailazim Krasniqi ka publikuar disa pamje të gjendjes së tmerrshme në të cilën ndodhen sallat e Filologjikut dhe ato të shkencave Matametiko-Natyrore, shkruan Reporteri.net.

    Krasniqi ka bërë të ditur se sot në këtë gjendje të mjerueshme, brenda sallave të këtij fakulteti disa studentë kanë diplomuar.

    Ai ka kritikuar kompaninë që është marrë me ndërtimin e kulmit dhe e ka lënë të hapur objektin. Krasniqi po ashtu ka kritikuar ashpër edhe Ministrinë e Arsimit dhe dekanatin e Universitetit, të cilët nuk kanë bërë asnjë reagim.

    Postimi i plotë:

    Pamje te trishtueshme ne Fakultetin e Filologjise dhe FShMN:shiu po shkaterron sallat, zyrat, pajisjet. Tere diten asnje reagim nga firma qe e ka hequr kulmin dhe e ka lene objektin zbuluar. Asnje reagim as nga rektorati(zyra qe shihet eshte e njerit nga prorektoret!) Asnje reagim nga MASHT. Cka do te thote krejt kjo heshtje? Ne sot patem gezimin e diplomimit te studenteve, te cilin na e lendon kjo gjendje e trishtueshme e fakultetit dhe kjo indiference e institucioneve. Thjesht e sheh njeriu me sy mjerimin dhe nuk arrin ta besoje deri ku ka shkuar degradimi ne kete vend.

    Ende askush s’ka reaguar nga Universiteti i Prishtinës.

    Kulmi i Fakultetit të Filologjisë prej pasluftës është rregulluar disa herë ndërsa në pesë vitet e fundit tre herë.

    Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, uji përsëri ka depërtuar. /Rerporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!