Benjamin Pavard mund të largohet nga Bayern Munichi në afatin kalimtar të kësaj vere.
Gazetari nga “Sky Sport Germany”, Florian Plettenberg, i cili mbulon lajmet lidhur me kampionin gjerman, ka bërë të ditur se klubi është i hapur për shitjen e mbrojtësit francez.
Sipas tij, “Bavarezët” e lejojnë largimin e Pavardit në afatin kalimtar të verës, pasi së fundi siguruan shërbimet e mbrojtësit holandez, Matthijs de Ligt.
Bayerni thuhet se kërkon së paku 35 milionë euro për shitjen e 26-vjeçarit, aq sa kishte shpenzuar për blerjen e tij nga Stuttgarti në vitin 2019.
Pavarad ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Ai mund të luajë në çdo pozitë të mbrojtjes, teksa pozita e tij natyrale është ajo e mbrojtësit të krahut të djathtë./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.