×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Varhelyi: Jemi besimplotë se Shqipëria do të punojë fort që t’i bashkohet BE-së

    Reporteri
    19 Korrik 2022 | 13:21

    Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, thotë se janë të besimplotë se Shqipëria është e vendosur t’i bashkohet BE-së dhe që të punojë fortë për këtë siç ka bërë deri sot.

    Ai, mes tjerash, tha se duhet konsensus mbarëkombëtar që negociatat të ndodhin.

    “Jam besimplotë se Shqipëria është e vendosur t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe që të punojë fortë për këtë siç ka bërë deri sot dhe siç ka bërë edhe pas vendimit të vitit 2020 për të krijuar mundësinë e hapjes se negociatave të anëtarësimit”.

    “Na duhet konsensus mbarëkombëtar për të mbizotëruar dhe për ta bërë këtë të ndodh pasi në këtë rrugëtim na duhet të gjithë që janë në Shqipëri për ti bërë këto negociata gjithëpërfshirëse pasi këto kanë natyrë transformuese dhe të do ndikojnë jetën e qytetarëve shqiptarë dhe do të kenë ndikim të mirë në ekonominë dhe jetën e tyre” tha Varhelyi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!