×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksion për lirimin e plazheve publike, policia mbledh 489 çadra dhe shezlongë

    Reporteri
    19 Korrik 2022 | 15:26

    Policia e Sarandës ka zhvilluar kontrolle të shtuara në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit.

    Pas kësaj kontrolle, është liruar hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Pema e thatë”, në Ksamil.

    “Procedohen penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Njoftimi i plotë:

    Sekuestrohen 489 çadra dhe shezlongë

    Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

    -Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

    -K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”.

    Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 489 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.

    Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!