×
  • Sport
  • Sport

    Dy klubet e njohura angleze në garë për Adnan Januzajn

    Reporteri
    19 Korrik 2022 | 19:44

    Evertoni dhe West Ham Unitedi raportohet se po kërkojnë të rikthejnë Adnan Januzajn në Premierligë.

    Reprezentuesi belg është futbollist i lirë që nga 30 qershori, pasi u largua nga Real Sociedadi me t’i përfunduar kontrata.

    Sipas “AS”, për ish-futbollistin e Manchester Unitedit kanë shfaqur interesim Evertoni dhe West Hami.

    Januzaj shihet si rezervistë ose futbollist ideal për të shtuar konkurrencën te “Çekanët”, aty ku luan Jarrod Bowen.

    Ndërkohë, Evertoni ka kohë që është në kërkim te një sulmuesi natyral të krahut të djathtë dhe 27-vjeçari është një nga alternativat.

    Demarai Grey e Anthony Gordon kanë operuar në këtë pozicion te skuadra e Frank Lampardit, por që të dy janë sulmues të krahut të majtë.

    Më herët është raportuar se Napoli ka shprehur interesim për Januzajn, por që deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!