Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si një ditë historike këtë të sotmen, që përkon me konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Rama mesazhin e tij e ka ndarë në Facebook, bashkangjitur me një fotoalbum mes krerëve të unionit.
Ndryshe, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, u ulen sot në të njëjtën tryezë me vendet anëtare, në Konferencën e parë ndërqeveritare, duke shënuar kështu nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, pas një kalvari të gjatë priteje, zvarritjesh dhe pengesash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.