×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtarizohet transferimi i Paulo Dybalas në Romë

    Reporteri
    20 Korrik 2022 | 14:54

    Roma ka zyrtarizuar transferimin e Paulo Dybala, si një transferim i lirë.

    Karriera shtatëvjeçare e Dybalas në Juventus përfundoi me skadimin e kontratës së tij në qershor, por ai do të vazhdojë të qëndroj në Itali, tani në kryeqytet.

    Mbështetësit e Romës do të shpresojnë që Dybala të ndihmoj skuadrën e Mourinhos në sezonin e ardhshëm, me menaxherin portugez në përpjekje për ta rikthyer klubin në Ligën e Kampionëve, pas suksesit të sezonit të kaluar në Conference League.

    Dybala ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare në Stadio Olimpico, e cila siguron që ai të mbetet lojtar i Romës deri në verën e vitit 2025. Ai do të fitojë rreth 6 milionë euro në vit, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.

    Dybala do të mbajë numrin 21 te Roma, të njëjtën që kishte te Juventusi. Atij iu ofrua numri 10, por e refuzoi për shkak të respektit për legjendën e klubit, Francesco Totti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!