Në Kuvendin e Shqipërisë po vazhdon debati i ashpër mes mazhorancës e opozitës.
Kryeministri Edi Rama gjatë diskutimeve për projektrezolutën kundër raportit të Dick Martyt akuzoi sërish ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, se ka furnizuar me naftë Sllobodan Millosheviçin gjatë kohës së luftës në Kosovë.
“Historia tregon që ju e furnizuat Sllobodan Millosheviçin, ju, nuk e ka furnizuar Partia Socialiste. A ka ikur ajo? Ajo nuk ikën kurrë sepse historia nuk ikën kurrë, të del përpara. E pe si të del përpara historia? Mblidhet e mblidhet dhe del dhe thotë se je i padëshirueshëm, non grata. Mbaroi historia jote, ik tani. Se vjen historia përpara, mblidhen gjërat. Çoji naftë Millos atje, çohu këtej dhe bëje Hashim Thaçin dhe UÇK terrorist marksist-leninist terrorist dhe kush i bën? Ne emër të kujt? Dil këtej nga ana tjetër dhe bëj çorapin çorap, futu andej dhe kthehej Shqipërinë në pronë private edhe vjen historia përpara dhe thotë ‘prit mor vëlla, se ti je i fortë shumë , o bajraktar po historia është më e fortë se ty’ dhe ja si vjen”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.