Periudha e verës është një sfidë më vete për qytetarët sa i përket çmimeve të larta dhe mungesës së plazheve publike në vend.
Këtë herë duket se dhe dy turistë të huaj janë përballur me realitetin shqiptar, teksa ishin duke pushuar në një plazh të jugut të vendit. Ata nuk kishin paguar për një shezlong, ndërsa ishin shtrirë në peshqirët e tyre, duke shijuar rrezet e diellit.
Megjithatë, dy persona, të cilët ishin administratorët e plazhit i kanë detyruar të paguajnë për çadrën dhe shezlonget ose të largohen nga plazhi i “tyre”.
Pak ditë më parë policia nisi një aksion duke hequr çadrat nga disa plazhe të vendit, që ishin zënë padrejtësisht nga persona të paautorizuar që u merrnin qytetarëve shifra marramendëse për një çadër. /gazetashqip
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.