Shefi i Task Forcës kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla, Avdullah Hasani është shprehur i lumtur që po fillon një mision të veçantë, atë të luftimit dhe largimit të drogës nga të rinjtë dhe institucionet shkollore.
Përmes një postimi në Facebook, Hasani ka njoftuar për hapjen e punimeve të mbledhjes së parë konstituive të Task Forcës Anti Drog tek të rinjtë dhe Siguri në Shkolla.
Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë ministra, zëvendësministra, Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Zëvendës Kryeprokurorja Sevdije Morina, si dhe Avokati i Popullit Hilmi Jashari.
“Sot, bashkë me ministrat, zëvendësministrat, Drejtorin e Policisë së Kosovës, Zëvendës Kryeprokuroren, Avokatin e Popullit, në hapjen e fillimit të punimeve të mbledhjes së parë konstituive të Task Forcës Anti Drog tek të rinjtë dhe Siguri në Shkolla”, ka shkruar Hasani.
Qeveria e Kosovës me 18 qershor kishte themeluar Task-Forcën kundër narkotikëve dhe sigurinë në shkolla.
Shefi i Task Forcës ishte emëruar, Avdullah Hasani ndërsa zëvendës shef për çështje operacionale ka emëruar Drejtorin e Policisë së Kosovës Rashit Çalaj.
Kreu i saj, Avdullah Hasani tha se kjo është Task-Forca e parë e nivelit të tillë që është themeluar duke marrë për bazë raportimet për numrin e madhe të përdoruesve të narkotikëve te të rinjtë dhe problemet e sigurisë në shkolla.