×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta jep dekoratën e fundit si president i Shqipërisë

    Reporteri
    23 Korrik 2022 | 23:21

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili është në ditën e fundit të mandatit të tij se kryetar shteti, pasi nga dita e diel 24 korrik 2022, vendin e tij do ta zërë presidenti i ri, Bajram Begaj, ka ushtruar për herë të fundit detyrën e tij.

    Presidenti Meta në më pak se 24 orë të mbetura nga detyra e tij si kryetar shteti, ka vlerësuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, poetin e përjetshëm të tokës, atdheut dhe dashurisë, Dritëro Agolli.

    Njoftimi i Presidencës:

    MOTIVACIONI:

    “Me vlerësimin më të lartë për personalitetin e shquar të letërsisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare, i cili me veprën e tij të pashembullt poliedrike e shumëdimensionale: letrare, artistike, estetike, filozofike, enciklopedike, akademike, politike dhe shoqërore, mishëroi virtytet më të vyera të shqiptarizmës si dhe ngjizi në shpirtin e kombit shqiptar atdhedashurinë dhe patriotizmin, dashurinë për tokën, njeriun dhe gjuhën e bukur shqipe, duke u kthyer në një shërbestar humanist dhe apostull besnik i ëndrrës shekullore të rilindasve tanë.”

    Ky është edhe aktiviteti i fundit zyrtar i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta. /abcnews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!