×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bajram Begaj merr zyrtarisht detyrën si president, bashkë me familjen vendoset në Presidencë

    Reporteri
    24 Korrik 2022 | 20:12

    Pas fjalimit të tij të parë në drejtim të popullit shqiptar, që do e përfaqësojë në 5 vitet e ardhshme si President i Republikës, Bajram Begaj është përshëndetur me paraardhësin e tij Ilir Meta dhe i është drejtuar godinës së Presidencës.

    Në shoqërinë e bashkëshortes së tij Armanda Begaj dhe dy djemve që ishin të pranishëm edhe gjatë betimit në Kuvend, Kreu i ri i Shtetit ka marrë zyrtarisht detyrën dhe do të vijojë punën në zyrën e re, ku përgjegjësitë siç ai vetë theksoi janë të mëdha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!