×
  • Lajme
  • Lajme

    Bjeshkët e Rugovës të rrezikuara nga zjarret

    Reporteri
    25 Korrik 2022 | 0:00

    Zjarrfikësit në komunën e Pejës kanë në dispozicion vetëm pesë makina, por jo të gjitha mund të kryejnë punë njësoj si brenda qytetit ashtu edhe në zona malore të Pejës.

    Për rastet e tilla si një vit më parë kur flakët kapluan një pjesë të pyjeve të Rugovës u kërkuan ndihmë edhe nga qytetet fqinje.

    Edhe pse në bjeshkët e këtij qyteti nuk ka zjarre, sipas shtabit të emergjencave rreziku ekziston pas rritjes së temperaturave, raporton klankosova.

    Këta apelojnë tek qytetarët që gjatë pushimeve në këto pjesë të kenë kujdes maksimal pasi që flakët në të shumtën e rasteve u shkaktuan nga dora e njeriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!