×
  • Sport
  • Sport

    Inter po kërkon skuadër për Alexis Sanchez

    Reporteri
    25 Korrik 2022 | 18:48

    Inter duan të heqin nga regjistrat e klubit kartonin e Alexis Sanchez.

    Ylli kilian duket se nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Simone Inzaghi, për sezonin e ri.

    Ndonëse Inter humbi garën për Paulo Dybala, ata përsëri duan të heqin dorë nga Alexis Sanchez, bën të ditur ‘Gazzetta dello Sport’.

    ‘Zikaltërit’ janë duke kërkuar për një skuadër që është e gatshme të paguajë për kartonin e Alexis.

    Ditë më parë u raportua se Carles Puyol ka këshilluar Barcelonën ta kthejë Sanchez në skuadër, por katalanët nuk kanë bërë ndonjë lëvizje deri më tani.

    Mbetet të shihet nëse Inter do të pranojë ndonjë ofertë gjatë kësaj vere, për kartonin e Alexis.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!